
Kampioni i Danimarkës, Copenhagen e respekton ligjet e Kosovës, ku ka ardhur për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të duelit me kampionen e Kosovës, Dritën.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshjen e parë e fitoi pikërisht ekipi mysafir me rezultat prej 2-0 me dy gola të shënuar nga penalltia.
E, pak orë para nisjes së ndeshjes së dytë ndaj Dritës, Copenhagen ka njoftuar përmes satjtit zyrtar se do të luajë me fanellat e gjelbërta, të cilat do të kenë një ndryshim të vogël, në krahasim me herat tjera.
Copenhagen ka vendosur që mos ta vendosë emrin e sponsorit “Unibet” që është kompani e basteve, e të cilat nuk lejohen në Republikën e Kosovës.
“Sonte do të luajmë me fanellën e tretë jeshile, por pa logon e Unibet në gjoks, pasi bastet janë të ndaluara në Kosovë”, shkruan Copenhagen në uebsajt.